![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/LDK-2-850x566-1.jpg)
Abdixhiku ngarkon katër zyrtarë për ta ringjallur LDK-në në diasporë
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka themeluar Ekipin Politik për mërgatë, duke ngarkuar kështu katër zyrtarë për ta ringjallur këtë parti në diasporë.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në facebook ka thënë se zyrtarët e ngarkuar janë: Anton Quni, nënkryetar i LDK, Sokol Haliti, anëtar i Kryesisë, Armend Zemaj, deputet dhe anëtar i Kryesisë dhe Shkumbin Gashi, koordinator teknik.
“Ekipi politik do të jetë përgjegjës për organizimet e përbashkëta mobilizuese e të vizitave të LDK-së në mërgatë. Mërgata ka qenë dhe është jetike për zhvillimin dhe prosperimin ekonomik të vendit.
LDK është duke punuar intensivisht në bashkërendimin e aktiviteteve në degët tona në mërgatë, me synim rritjen dhe hapjen e dyerve për kuadro të reja, gra e të rinj profesionit në qendrat më të mëdha botërore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.