Sot mësohen finalistët e Kupës

13 prill 2022 | 10:16

Dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen sot (e mërkurë) nga ora 14:00.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” Llapi e pret skuadrën e Prishtinës me synim që ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë (2-1) e cila është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Trajneri Tahir Batatina ka shprehur optimizëm se skuadra e tij do të kualifikohet në finalen e madhe.

“Mendoj se ndeshja më e rëndësishme është të mërkurën në ‘Zahir Pajaziti’. Atje kemi publikë të zjarrtë dhe për herë të parë do të jetë stadiumi i mbushur. Do të jetë spektakël në tribuna dhe në fushë. Mendoj se do ta përmbysim rezultatin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’”, ka thënë Batatina.

Siç dihet, skuadra e Llapit është fituese në fuqi e Kupës.

Kualifikimin në finale synim e ka edhe skuadra e Prishtinës e cila do të mundohet që fillimisht ta eliminojë Llapin e më pas të triumfojë në finale dhe në këtë mënyrë t sigurojë daljen në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Evropës.

Në kampionat, Llapi dhe Prishtina pozicionohen në pozitat katër dhe pesë me 44, përkatësisht 38 pikë. Ndeshja tjetër është ajo në mes të Ramiz Sadikut dhe Dritës.

Ndeshjen e parë që u zhvillua në javën e kaluar në Gjilan, Drita e fitoi me rezultat 3-0 dhe është shumë afër kalimit në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka themeluar Ekipin Politik për…