Miratohet ndarja e 100 eurove nga qeveria

13 prill 2022 | 11:18

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është miratuar ndarja e 100 eurove për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shtesat për pensionistët do të ndahen në pensionet që do t’i marrin këto ditë, teksa për punëtorët e sektorit publik do të jepen në pagën e këtij muaji.

Ndërsa sipas Muratit punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të duhet të aplikojnë për arsye që siç ka thënë ai nuk i kanë llogaritë bankare dhe të dhënat e tjera.

Ky propozim ka kaluar në qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot rishikimin e buxhetit. Sipas…