Shumë klube në garë për Eriksenin

14 prill 2022 | 11:39

Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen po paraqitet mirë për Brentfordin.

Futbollisti danez u rikthye në fillim të vitit pas sulmit në zemër që e kishte pësuar verën e kaluar në Kampionat Evropian. Megjithatë, ai i shtrëngoi dhëmbët dhe e vazhdoi karrierën pasi e vendosi një defibrilator në zemër.

Tash, Erikseni po e gëzon një formë të shkëlqyeshme, ndërsa u rikthye edhe në Kombëtaren e Danimarkës. Dhe, mediat britanike shkruajnë se paraqitjet e mira ish-futbollistit të Ajaxit, Tottenhamit dhe Interit do t’i shpërblehen gjatë verës që vjen.

Në fakt, mesfushori kreativ pritet të largohet nga Brentfordi, shkruan “Northern Echo”.  Atij ia kanë vënë syrin disa klube të Premierligës si Newcastle, Evertoni, West Ham Unitedi dhe ish-klubi i tij, Tottenham. Mbetet të shihet nëse Eriksen do t’i mbetet besnik Brentfordit apo do ta bëjë një hap përpara, duke iu bashkuar një klubit më të madh anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kryeministri Albin…