Osmani i reagon ashpër Vuçiqit, e quan ministër të Millosheviqit

14 prill 2022 | 13:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi,  Milo Gjukanoviq, i ka quajtur “miza”.

Osmani ka thënë se nuk befasohet nga gjuha e ministrit të Sllobodan Millosheviqit.

“Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e ministrit të Millosheviqit. Ai edhe në vitin 2022 po e dëshmon regjimin e shekullit të kaluar. Një njeri që vazhdon mendësinë e Millosheviqit, nuk mund të presim se mund të flasë me një mendësi të argumentuar”, ka thënë Osmani për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten është mbajtur takimi i radhës i task-forcës për…