Berisha: Lulzim Basha nuk mund të hyjë në ShBA

14 prill 2022 | 13:48

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të hyjë në ShBA.

Në një prononcim për mediat jashtë parlamentit Berisha ka deklaruar: “Pyeteni, për çfarë arsyeje u kthye nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi në SHBA? Për transparencë. Kush do shkonte para ligjit? Kjo ndodhte. Ndaj u kthye. Kur dalin politikanët para jush, ju duhet t’i pyesni. Mos të hezitoni. Kur u nis me Gjekmarkaj në Uashington. Gjekmarkaj shkoi dje apo sot. Ai u kthye. Ju duhet të pyesni se pse Edi Rama do të mbyllë dosjen e rusëve. Për mos të thënë pastaj për dosjen përvëluese për Toyota Yaris. Pyeteni pak. Nëse ka njeri që duhet të pyetet për afera konkrete pas Edi Ramës, është Lulzim Basha”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe ylli i televizionit Kejvina Kthella ka vazhduar pozat…