Perini rinovon me Juventusin deri në vitin 2025

14 prill 2022 | 17:04

Mattia Perin do të vijojë që të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025, teksa ditën e sotme ka rinovuar kontratën edhe për tri vite të tjera.

Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi bardhezi, duke konfirmuar besimin te portieri i dytë.

Perin ka ardhur te Juventusi në verën e vitit 2018 dhe me kalimin e kohës është afirmuar si zëvendësi i Wojciech Szczesny. Gjatë këtij sezoni ka mbrojtur portën e “Zonjës së Vjetër” vetëm në 8 ndeshje, duke pësuar 8 gola në total.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur…