Moti për dy ditët e ardhshme

14 prill 2022 | 23:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditë e ardhshme.

Sipas IHK-së, mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdoj të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

“Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar edhe…