![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/7C2A68C9-DD7E-4B73-AED7-FC93572A8F67.jpeg)
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste në Europa League dhe Conference League, mungon Barcelona
14 prill 2022
| 23:45
Janë kompletuar çiftet gjysmëfinaliste në Europa League dhe Conference League.
Befasia e natës së sontme ishte eliminimi i Barcelonës nga Eintracht Frankfurt.
Në Europa League, Frankfurti eliminoi Barcelonën, Leipzigu Atalantan, West Hami Lyonin dhe Rangersi eliminoi Bragan.
Në gjysmëfinale do të takohen Leipzig-Braga dhe Frankfurt-West Ham.
Në Conference League do të përballen Leicester-Roma dhe Marseille-Feyenoord në gjysmëfinale.