Inteligjenca britanike: Fundosja e anijes do të detyrojë Rusinë të ndryshojë strategjinë në Detin e Zi

15 prill 2022 | 11:26

Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se fundosja e e anijes luftarake ruse ka të ngjarë të detyrojë Moskën të ndryshojë strategjinë në Detin e Zi, sipas Skynews.

Në një përditësim të postuar të premten në mediat sociale, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se anija e epokës sovjetike, e cila filloi shërbimin operacional vitin e kaluar pas një riparimi, krahas përfshirjes në operacione ushtarake ishte edhe një instrument diplomatik i Rusisë.

Sipas ministrisë, Rusia ka pësuar dëme në dy asete kryesore detare që nga pushtimi i Ukrainës, i pari ishte anija zbarkuese ruse e klasit Alligator Saratov më 24 mars.

Të dyja ngjarjet ka të ngjarë ta bëjnë Rusinë të ndryshojë mënyrën se si forcat e saj detare veprojnë në Detin e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Pejë janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë kilogramë substancë…