Sulmohet policia në veri, Tahiri: Organet kompetente shtetërore ta rrisin vigjilencën

15 prill 2022 | 13:15

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar pas sulmit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.

Tahiri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se sulmet ndaj Policisë së Kosovës sot në veri të vendit vijnë nga qarqe që synojnë destabilizimin e Kosovës por dhe gjithë Ballkanin.

Ajo ka thënë se këto sulme vijnë në këtë kohë kur mjegulla e luftës në Ukrainë bënë situatën e paqartë dhe alarmuese.

“Organet kompetente shtetërore duhet të rrisin vigjilencën dhe veprojnë me urgjencë sipas kërkesave të sigurisë kombëtare!”, ka shkruar ish-ministrja Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mervete Morina shpall të pavlefshme diplomën e Sh.M. "Hysni Zajmi"-…