Buffoni flet për largimin e Dybalas nga Juventusi

15 prill 2022 | 15:50

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës. Ish-kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon ka thënë se “Zonja e Vjetër” është treguar e drejtë me yllin argjentinas për faktin se i ka treguar se nuk bën pjesë në projektin e së ardhmes.

“Nuk e prisja, por mendoj se klubi u tregua i pastër me atë, i drejtpërdrejtë, duke i shpjeguar se nuk është më funksional për projektin që do të nisin nga sezoni i ardhshëm. Nuk ia rinovuan kontratën jo sepse mendojnë se është skarco… Unë jam i sigurt se Dybala do të gjejë diku tjetër mundësinë që të bëjë gjëra të mëdha, por kjo nuk do të thotë se Juventusi ka gabuar me atë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka quajtur të papranueshme…