PDK-ja i kërkon Kurtit të heq dorë nga statusi i veteranit të rrejshëm të UÇK-së

15 prill 2022 | 15:56

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  i ka barë thirrje qeverisë Kurti që të nis menjëherë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Sekretar për organizim dhe zgjedhje i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se pastrimi i listave të veteranëve të UÇK-së duhet të nis nga vet Kurti.

Në këtë kontekst, ai i ka Kurtit që të heq dorë nga statusi i veteranit.

“Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje qeverisë Kurti që të nisë menjëherë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së dhe kategorizimin e tyre. Ashtu siç kemi thënë shumë herë, me këtë hap jo vetëm që do të ndaloheshin përfitimet financiare për mashtruesit, por do t’i bënim nderë edhe historisë, duke larguar mashtruesit e falsifikatorët nga historia e UÇK-së, të cilës nuk i kanë takuar asnjëherë.  Partia Demokratike e Kosovës e fton kryeministrin Albin Kurtin që të bëhet i pari që heq dorë nga të qenit veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalët e vartëses së tij: ‘si mund t’i thotë vetes veteran dikush i cili nuk e ka veshur asnjë minutë uniformën e UÇK-së?!’ Prandaj, kryeministri Kurti duhet t’i jap fund mashtrimit të tij se ka qenë pjesë e një historie pa i takuar kurrë asaj”.

“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se procesi i pastrimit të listave, që të jetë i drejtë, duhet të nisë pikërisht nga Kryeministrit Albin Kurti. Nëse ai heq dorë vullnetarisht nga të qenit veteran i rrejshëm i UÇK-së, shembullin e tij mund ta ndjekin edhe të tjerët që nuk e meritojnë këtë status. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria jonë kombëtare e historike. E kemi për detyrë secili që ta mbrojmë dhe lartësojmë emrin e saj”, ka thënë Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar…