Zbulohen fjalët që Kroosi ia tha Ancelottit në momentin e zëvendësimit

15 prill 2022 | 16:42

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes me shifrat 2-3 nga Chelsea në ndeshjen e dytë.

Deri kah fundi i ndeshjes, asgjë nuk po ecte mirë me spanjollët, kurse Ancelotti vendosi për zëvendësimin e Kroos me Camavingan.

Kroos ishte i tërbuar që duhej të dilte sepse luajti mirë, ndaj i hodhi disa fjali Ancelottit dhe sigurisht mediat spanjolle arritën të zbulonin se çfarë i tha trajnerit të tij.

“Puta madre. Po luaja shumë mirë, çfarë po bën?”, ishin fjalët e Kroos.

Krejt në fund, Real Madridi arriti të kualifikohej në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Manchester Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundit…