Cili është më i mirë Messi apo Ronaldo, flet Steven Gerrard

15 prill 2022 | 16:55

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka shprehur mendimin e tij se cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Debati se cili nga dy yjet e futbollit është më i mirë Leo Messi apo Cristiano Ronaldo nuk përfundon kurrë.

Sipas Gerrardit, Messi është më i miri i të gjitha kohërave, por ai nuk la anash as Ronaldon, pasi thuri lëvdata për të.

“Unë mendoj që ata janë nga një planet tjetër, për dallim nga lojtarët e tjerë që kanë jetuar, ndoshta përveç Peles dhe Maradonas. Për mua, Messi është lojtar skuadre. Nëse ai është pranë golit, ai do të shikojë të pasojë”, ka thënë Gerrard.

Dy legjendat e futbollit kanë ende për t’iu dhuruar tifozëve paraqitje mbresëlënëse, pasi nuk janë duke e menduar pensionimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës…