Sot mot me diell nesër me shi

16 prill 2022 | 08:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa nesër dhe pasnesër do të bie shi.

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit kanë mundësi  të shoqërohen me reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike , të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike ato vazhdojnë të mbeten të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa luanë të bardhë janë evakuuar nga eko-parku i Kharkivit…