![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/received_356081626468507.jpeg)
Superliga e basketbollit sjell derbin e skuadrave prizrenase
Ndeshja e dytë e javës e 27-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet sot (e shtunë) mes rivalëve lokalë, Prizrenit 16 dhe Bashkimit.
Basketbollistët e Prizrenit 16 kanë 15 fitore dhe 11 humbje, ndërsa “portokallezinjtë” kanë dhjetë fitore e 16 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë dhe kërkojnë të hyjnë në zonën e “play-off”-it, pasi kanë një pikë më pak se Rahoveci.
Të dielën do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë 13 fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje.
Sfida e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje. Therandasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampionët në vendin e parë.
SUPERLIGA – Java 27
Të shtunën takohen:
20:30 Bashkimi – Prizreni 16
Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Trepça
20:30 Rahoveci – Golden Eagle Ylli