Haradinaj në Gllogjan dhe Maznik nderon veprën heroike të dëshmorëve të UÇK-së

16 prill 2022 | 15:24

Në Gllogjan dhe Maznik, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.
Ai ka thënë se këta dëshmorë ishin trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun.

“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve”.

“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatës serb ka vendosur që bosi i krimit të…