Gjilani shkatërroi Feronikelin

16 prill 2022 | 17:35

Gjilani fitoi si vendas ndaj Feronikelit, me rezultat të thellë me 5-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

Fillimisht Feronikeli kaloi në epërsi me Ardi Qorrin, në minutën e 7-të, teksa Gjilani arriti shpejt që ta barazojë rezultatin dhe të kalojë në epërsi, me Razak në minutën e 33-të dhe Kelmendin, në minutën e 39-të. Me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesnë e dytë, Gjilani shënoi edhe njëherë me Razak, teksa fitoren ia siguroi Krasniqi gjashtë minuta më vonë.

Gjilani pas fitores kalon në pozitën e dytë, me 55 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Feronikeli mbetet në vendin e fundit, me vetëm 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Ulpianës, në…