Kurti përkujton masakrën e Poklekut

17 prill 2022 | 11:27

“Në Paklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër të Drenicës, të njoma janë plagët nga gjenocidi i Serbisë. 23 vjet më parë forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Midis tyre pesë foshnja, nga gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Për shtetin serb që po zbatonte planin e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk kishte rëndësi mosha”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se pasi i vranë, trupat e viktimave të masakrës së Paklekut i dogjën bashkë me shtëpitë.

“Disa i dogjën dy herë e disa i hodhën në puse. Ndërsa trupat e viktimave të Masakrës së Çikatovës i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. Ishin përpjekje të forcave të armatosura serbe për të zhdukur gjurmët e krimit të Serbisë në Kosovë. Por këto krime nuk mund të zhduken. E as të harrohen. Mbeten dëshmi radhët e varreve dhe dhimbja në shpirtra. U prehshin në paqe dëshmorët dhe martirët e kombit! Lavdi!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania ka njofuar se Rusia është e përkushtuar që të…