Sinani për Arifin: I vetmi politikan shqiptar i Luginës që votoi për president të Serbisë

19 prill 2022 | 13:58

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se kryetari aktual i kësaj komune, Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që ka votuar për president të Serbisë.

Këtë reagim ajo e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke thënë se Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd.

“Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për president të Serbisë. Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd. Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës”, ka shkruar ajo.

Mirëpo, Sinani ka thënë se Shqiprim Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet siç është shprehur ajo, për politika tilla.

“Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu. Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht. Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale. Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja”, ka shkruar Sinani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur biznesmeni nga Podujeva, Ismet Hajdari, i cili ishte…