Mbahet takim informues me asamblistë për hartën zonale në Podujevë

19 prill 2022 | 14:49

Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit pasi ka marrë pëlqimin për hartën zonale të Podujevës 2022-2030 nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka organizuar takim informues me asamblistët e Kuvendit Komunal, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu dhe drejtorë të drejtorive.

Të pranishmit në detaje për hartën zonale i ka informuar drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit, Leutrim Krasniqi, i cili ka elaboruar në tërësi hartën zonale, për të cilën ka thënë se është dokument multisektorial që përcakton detajisht llojin, destinimin dhe shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës publike dhe private në territorin e Komunës së Podujevës për një periudhë tetëvjeçare.

Ndërsa kryetari Bulliqi ka potencuar se harta zonale përcakton kushtet zhvillimore dhe ndërtimore, duke iu bërë thirrje të gjithë asamblistëve ta mbështesin këtë proces dokument, për të cilin ka thënë se rëndësia e tij është e domosdoshme për planifikimin hapësinor dhe zhvillimin komunal të komunës së Podujevës.

Propozim vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Podujevës pritet të mbahet më 29 prill.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…