Ky është numri i të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit

19 prill 2022 | 15:20

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër Covidit.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar tri raste të reja me Covid dhe janë shëruar 28 persona.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës. Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295. Në total numri i rasteve aktive është 447”, ka njoftuar MSh-ja.

Vetëm tri raste të reja me Covid në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka…