Muhaxheri kërkon nga operatorët ekonomikë të fillojnë punët e kontraktuara të projekteve

19 prill 2022 | 16:51

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka udhëhequr takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për disa tema me rëndësi për këtë komunë.

Në këtë takim Muhaxheri ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që me shkresa zyrtare të kërkohet nga operatorët ekonomikë që të fillojnë punët e kontraktuara të projekteve që janë të papërfunduara.

Zyrtarë të Drejtorisë së Inspekcionit kanë theksuar se janë duke bërë inspektimet e rregullta, sidomos në lokalet e natës dhe në tregjet ilegale dhe të shitësit ambulantiv nëpër rrugë dhe sheshe.

Nga Drejtoria e Arsimit u njoftua se këtë vit Peja do të jetë nikoqire e Festes Kombëtare të Abetares dhe është kërkuar bashkëpunim me drejtoritë që organizimi të jetë sa më i mirë.

Po ashtu në këtë takim pati edhe prezantime të tjera për punët dhe obligimet e përditshme nga drejtorët e pranishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.04.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj  1.…