Shkatërrohet laboratori i substancave narkotike në Zveçan

19 prill 2022 | 18:40

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë me dije se deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

“Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja i është bashkuar Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së…