Gjinovci për mediumin e njohur boshnjak: Synojmë kualifikimin në Evropian

20 prill 2022 | 12:20

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin e njohur nga Bosnjë e Hercegovina “Sportsport.ba”.

Gjinovci ka folur për tema të shumta, duke përfshirë sukseset e hendbollit kosovar, por edhe sfidat.

Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”, ndërsa Gjinovci ka folur edhe për këtë temë.

“Shorti i kualifikimeve për Evropian ka formuar një grup shumë interesant. Jemi në një grup me ekipe nga ish-Jugosllavia. Ndonëse grupi duket shumë i vështirë, ne jemi të lumtur, pasi do të takohemi me ekipe që i njohim mirë, sidomos Malin e Zi, por edhe Slloveninë që është në rënie marrë për bazë rezultatet e fundit. Kjo na jep më shumë shpresa për rezultat më të mirë, të paktën në Prishtinë”, ka thënë Gjinovci.

“Lojën e Malit të Zi e njohim shumë mirë, duke marrë parasysh që vitin e kaluar e humbëm ndeshjen vendimtare për kualifikim në Evropianin 2022, kështu që shpresojmë në revansh. Por që të kualifikohemi në Evropian na duhet fitorja apo rezultat më i mirë në dy ndeshje me Bosnjë-Hercegovinën. Ne shpresojmë se do të kemi përparësi duke marrë për bazë që ekipi ynë është në ngritje, ndërsa Bosnja po e bën ndryshimin e gjeneratës që ne duhet ta shfrytëzojmë. Për ne është hera e tretë që paraqitemi në kualifikime për Kampionat Evropian dhe vazhdimisht kemi pasur përparim. Është reale të presim që herën e tretë do të sigurojmë kualifikimin në Evropian”, ka deklaruar Gjinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti slloven, Borut Pahor, të cilit i skadon mandati i…