Ministri Peci takohet me homologen nga Shqipëria, ja për çfarë biseduan

20 prill 2022 | 12:34

Kosova dhe Shqipëria përmes marrëveshjeve të nënshkruara dhe projekteve të përbashkëta bujqësore, po e avancojnë dhe fuqizojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, si dhe duke lehtësuar edhe më tutje qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy shteteve.

Kështu kanë bërë me dije ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe homologia e tij, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca gjatë takimit që kanë mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

Ministri Peci, pasi ka falënderuar ministren Krifca për vizitën dhe ka treguar se ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve pas marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar.

“Tashmë të dy ministritë kemi ndërmarrë hapa konkret dhe objektivat tona të përbashkëta në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve jemi duke i konkretizuar sipas dokumenteve qeveritare, të cilat i kemi nënshkruar gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, gjatë këtij takimi me homologen Krifca bashkëbiseduam edhe për ide konkrete për projekte të përbashkëta bujqësore, si dhe ndërmarrjen e  masave konkrete për të vazhduar lehtësimin e rritjes së shkëmbimit tregtarë për prodhimet bujqësore dhe eliminimin e barrierave të panevojshme, që kanë ekzistuar në të kaluarën”, ka theksuar Peci.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Frida Krifca, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të avancimit të politikave të duhura zhvillimore për sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve.

Gjithashtu, ministrat kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe kanë vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria janë partnerë strategjikë në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet në vazhdimësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbjet nga radhët e rusëve që nga dita e sulmit…