Bajrami: Qytetarët s’kanë qenë asnjëherë në pozitë më të vështirë dhe të pashpresë sesa tani

20 prill 2022 | 12:57

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se qytetarët e vendit s’kanë qenë asnjëherë në pozitë më të vështirë dhe të pashpresë sesa tani.

Bajrami ka përmendur rritjen e çmimeve dhe punësimet në KEK, duke thënë se qytetarët po ndihen të diskriminuar.

“Viti 2022 në shumë vende po konsiderohet si vit i përfundimit të pandemisë, derisa në Kosovë viti 2022 po del të jetë viti më i vështirë për qytetarët në aspektin socio-ekonomik. Pavarësisht trumbetimeve të qeverisë për rritje të pashembullt ekonomike, qytetarët e vendit s’kanë qenë asnjëherë në pozitë më të vështirë dhe të pashpresë sesa tani. Nuk ka artikull nga shporta e konsumatorit, artikujt bazë, çmimi i të cilave s’ka ndryshuar. Pagat kanë mbetur të njëjta”, ka deklaruar Bajrami në një konferencë për media.

Për shtesat prej 100 euro për muajin prill, Bajrami ka përmendur se si u lanë jashtë të papunët.

“Me pakon prej 100 milionë eurove, ku qeveria tenton të bëjë zgjidhje për krizën ekonomike, ku u lanë jashtë të papunët”, ka thënë Bajrami.

Më tutje, ajo ka përmendur edhe mosfunksionimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), bllokimin e Agjencisë Kosovare të Konkurrencës dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore.

“Një institucion tjetër i bllokuar është Autoriteti i Konkurrencës…mundësia e marrëveshjes kartel mes firmave është i mundshëm, por s’ka institucion që të hetojë”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid varet nga Erling Haaland. Klubi “Loss Blancos” po…