Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Nga burgu i gëzohet çdo suksesi të Kosovës

20 prill 2022 | 13:16

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-shefin e saj, Hashim Thaçi, dje në Hagë.

Ajo ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së e kanë përpara vetes betejën për ta mbrojtur luftën çlirimtare.

Çitaku ka thënë se Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë i gëzohen sukseseve të Kosovës edhe nga atje.

“E kam vizituar ish-presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare. Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfarëdo lloj ndikimi politik”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan u eliminua nga Kupa e Italisë, pasi pësoi…