Pasioni për të shkatërruar i qeverisë Kurti!

20 prill 2022 | 22:06

Shkruan: Kimete Berisha

1. Nuk janë ftuar në ceremoninë e varrimit të Madeleines si politikanë, por si njohës të varrezave, ku e kalojnë kohën më të madhe të jetës.

Supozohet se kur shkon njeriu në varreza, bëhet avitet, bëhet më i mirë (së paku derisa të kthehet n’shpi).

Bëhesh njeri më i mirë, sepse heshtja e varreve ta rikujton se – si i madhi, si i vogli, si dikushi, si askushi, janë rrafshuar me tokë.

Pyetja është: Pse varrezat e shqiptarëve nuk kanë ndikim vetëdijësues tek Presidentja dhe tek Kryeministri i Kosovës!

Një ‘memento mori’ (kujto vdekjen), ish dashur të ta ulë shkallën e mendjemadhësisë.
Por, këtu po ndodh fenomeni tjetēr: sa më pranë të vdekurve – aq më të pavdekshëm ndjehen.

Këtyre dyve ju shkon muhabeti me banorët e ‘Barzak – Purgator’, aty ku të gjithë të vdekurit janë ‘as në këtë jetë, as në ahiret’.

Anipse, media – imamët vazhdimisht u urojnë të vdekurve ‘rrugë të mbarë për në Parajsë’ – e cila nuk ekziston, dhe nuk mund të ekzistojë pa vdekur të gjithë kompletamente.

2. Është e dhimbshme kur çdo gjë bëhet qesharake.

U liga kur e dëgjova Papa Francisin duke treguar se si vazhdimisht ia shtron një pyetje Zotit dhe se ende nuk merr përgjigje nga Zoti.

Papa e pyet Zotin ‘Pse vuajnë fëmijët’?

Ky ende bën pyetje (si fëmiu)?
Qysh Papa bëhet Papë, pa i pasur të gjitha përgjigjet për fenë e tij.

Papa që e merr Zotin në pyetje? –
ende nuk është në paqe me veten – e i fton të tjerët në paqe me njëri – tjetrin.

Pyetjet janë armiqësore.
Unë nuk përgjigjem në pyetje (se i urrej pyetjet), lëre më Zoti!

Pastaj,
pasi t’ia kisha sqaruar Pope Francisit se prijësi nuk bën pyetje, dhe se si më i vjetri nga ne bën mirë të shtiret sikur ‘e di saktë planin e Zotit’,
se ndryshe na ftoh nga feja,
do të kisha provuar t’i përgjigjem në pyetjen e tij ‘Pse vuajnë fëmijët’.

Ndoshta fëmijët vuajnë sepse për Zotin të gjithë jemi fëmijë.
Dhe në padije ‘për punët hyjnore – pse jetojmë dhe çfarë ndodh pasi të kryhet jeta’ të gjithë njerëzit e të gjitha moshave janë të barabartë – pra, të paditur.
Padija jonë për Zotin na bën fënijë – na barazon.

Është e dhimbshme kur fëmiu e pyet prindin ‘Çka është jeta, çka është vdekja, çka është Hëna, pse Zoti fshihet nga krijesat e tij? – dhe prindi nuk ka përgjige.

Prindi i sotëm e ka bërë në fëmijërinë e tij pyetjen e njejtë…dhe kështu me radhë, padija shtohet, shumëzohet, trashëgohet…

Fëmijëria më shumë të dhemb si kujtim (kur e kujton vuajtjen e fëmijërisë tënde) sesa kur vuajtjen e përjeton si fëmijë…!

3. E bindur se e binda Papën, vazhdova t’i vizitojë shkretëtirat e tjera të mendjes shqiptare, e lexova një alamet pyetje, që është aq qesharake sa që nuk ka përgjigje.

Hoxhë – e pyet dikush imamin e njohur- A është gjynah me ble veturë me kredi!

Hoxha pastaj, bën paralele mes devesë dhe veturës për t’ia dhënë një përgjigje.

Edhe në matematikë – siç më ka mësuar një i dashur, ka probleme të pazgjidhura.
Njeriu e ka krijuar matematikën por ka probleme të hapura të matemtikës që nuk i zgjidh.

Janë aq të thjeshta ato probleme matematikore sa që nuk mund të shpjegohen.
Në algjebër ‘ribashkimi i pjesëve të thyera’, në kombinatorikë, e në të tjera nyje…

Pse imami nuk shpalll pyetje të pavlefshme, të palogjikshme por i fut hundët edhe në naftë.

By the way, sipas Ibn Sirin – nafta në ëndërr simbolizon haramin.
Kurse në zhgjëndërr, nafta të bën sheik.

A jetohet në një shoqëri, a lahet njeriu në një det, a e han bukën e të njëjës arë me këta njerëz që bëjnë pyetje të mjera, dhe me këta imamë të degur nga fama e tē mbivlerësuar, që nuk lënë pyetje pa ia shpikur një përgjigje të rreme.

4. Zoti nuk të përgjigjet – ama merr hak!

Dje, Albin Kurti tha se është konsultuar me dy ekspertë të FMN-së, të cilët i kanë thënë këtij se nuk është mirë që qeveria Kurti t’ia jep popullit paret e veta (30 për qind e trustit),
por është mirë që ato pare të vazhdojnë t’i pasurojnë bizneset incognito.

Një ditë më pas,
sot,
FMN tregoi se viti kur ka udhëhequr Albin Kurti (2021) është viti i krizës më të madhe ekonomike në Kosovë, që nuk mbahet mend prej vitit 2008.

FMN ka qenë edhe kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit,
kundër ndërtimit të Autostradës Ibrahim Rugova,
ama jo edhe kundër që serbëve të Kosovës t’ua paguajnë rrymën shqiptarët (42 milionë Euro veç në vitin 2021).

(Mimoza Kusari thoshte se më mirë t’ua paguajmë rrymën serbëve sesa të kthehen në arkëmorte policët shqiptarë nga veriu….

E njëjta, thotë se: nuk duhet të hetohet vjedhja e 100 milionë eurove nga qeveria dhe shtrenjtimi i rrymës – sepse po ndodh lufta në Ukrainë).

5. Qeveria Kurti i shfrytëzon edhe fëmijët si ‘ushtarë’ kundër mësimdhënësve që lypin rritje të rrogave.
Ky është krim i madh.
Të manipulohen edhe fëmijët për agjenda antishqiptare të qeverisë Kurti?!

6. Fondet i mbajnë të fshehura nga populli që i financon ato fonde…
dhe sheh ëndrra me luftë.

Për një luftë të Re sot në Kosovë flasin vetëm ata që kanë ikur nga lufta për çlirimin e Kosovës.

Përsëri do të ikin…!

7. Qeveria e Albin Kurtit e ka shkretëruar Kosovën,
e ka ndarë popullin,
e ka armiqësuar.
Si Stalini, i urren intelektualët. I josh pas vetes aparatçikët dhe dertlinjtë i bën spiuj të shoqi – shoit.

Nuk i mbyt intelektualët – por ua mbyt fjalën (i shurdhon), i mohon, i përjashton, i diferencon dhe i ‘zhduk’ nga Komiteti i tij famëkeq.

Qeveria Kurti e ka shkelur Kushtetutën.
I punësojnë familjarët.
I largojnë nga puna ‘popullit tjetër shqiptar’.

Liburn Aliu e favorizoii punëdhënësin e tij privat.
Djali i mixhës së burrit të Albulena Haxhiut, zhvendoset nga Dubrava për kushte më të mira në Smrekovnicë (si shpërblim që ka vrarë njeri).

Albin Kurti e ka varfëruar Kosovën, e ka degraduar, e ka nxitur egzodin, dhe e ka izoluar Kosovën nga perendimi dhe nga Shqipëria.

Kosova sot është shoqatë humanitare, që merr ndihma prej popullit dhe ia jep popullit.

Kosova kurrë s’ka qenë më e varfër, më e izoluar dhe më e vetmuar.

P.S. Find what you love and let it kill you.
~ Charles Bukowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarëdo forme e komunikimit është me rëndësi për kompaninë apo…