Guardiola: Nëse ne bëjmë një hap fals, Liverpooli do të jetë kampion

21 prill 2022 | 11:25

Manchester City mori një fitore 3-0 përballë Brightonit, teksa u rikthye përsëri në krye të Premier Ligës me një pikë më shumë se Liverpooli.

Pas kësaj ndeshjeje trajneri i citizenëve, Pep Guardiola e di shumë mirë se një gabim shumë i vogël do t’i kushtonte shumë “Qytetarëve” në garën për titullin kampion, pasi “The Reds” janë po aty për të përfituar nga hapat fals të skuadrës së tij.

“Ne nuk jemi budallenj, nëse barazojmë, humbim dy pike dhe Liverpooli do të jetë kampion. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, ne do të jemi kampionë. Lojtarët e dinë këtë. Na presin ndeshje të vështira dhe ne duhet të përpiqemi të luajmë si sot dhe t’i fitojmë të gjitha. Nëse e bëjmë këtë, do të festojmë, nëse jo, do ta urojmë Liverpoolin”, ka deklaruar Guardiola.

Kujtojmë se të dyja skuadrat janë kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit dhe konsiderohen favorite për t’u përballur në finale.

Por, para ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, skuadra e Guardiolës do të presë Watfordit, të shtunën, ndërsa një ditë më pas djemtë e Jurgen Klopp do të luajnë me Evertonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka bërë një paraqitje fantastike mbrëmë në fitoren…