Pacolli thotë se ka pranuar një letër nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo

20 qershor 2018 | 19:51

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Postimi i Pacollit:

Letër nga Sekretari Pompeu,

Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.

Ndihëm i nderuar që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.

Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin…