PDK-ja nesër dorëzon kallëzim penal kundër bordit të ZRrE-së

21 prill 2022 | 13:43

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se propozimi i kësaj partie për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e kursimeve pensionale në Trust është i drejtë dhe si i tillë duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera.

Ai ka thënë se me ndarjen e 100 euro nga qeveria, të papunët kanë mbetur anash. “Ne kemi propozuar këtë ligj që qytetarëve t’u lejohet tërheqja për faktin se jemi në krizë të madhe ekonomike. Sot këtë krizë e bënë më të rëndë që një gjykatë nuk respektohet nga ZRrE-ja dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha procedurat që kryesia të vendos në rend dite këtë ligj. Meqenëse nuk kemi pasur angazhim përveç 100 euro që ka ndarë qeveria duke i lënë në një anash të papunët, ne konsiderojmë që një zgjidhje e tillë është e nevojshme për ta zbutur krizën që kanë hyrë 300 mijë familje”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Më tutje, Tahiri ka bërë me dije se nesër (e premte) do të dorëzojnë kallëzim penal në prokurori ndaj bordit të ZRrE-së për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Themelore, e cila ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Sa i përket mosrespektimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për pezullimin e energjisë është deklaruar se nuk do ta respektojë dhe nesër do të procedojmë në prokurori për secilin anëtar të ZRrE-së. Ky është haraç që bartësit e Albinit duan t’ia japin qytetarëve të Kosovës. Këta njerëz po dëmtojnë mbi 350 mijë familje në Kosovë”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme nëna e Rita Orës, Vera Ora…