Sonte zhvillohet sfida e katërt finale

22 prill 2022 | 13:46

Sonte në Pejë do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e “play-off”-it në Superligën e femrave ndërmjet Penzës dhe Prishtinës.

Skuadra pejane është duke udhëhequr 2:1 me ndeshje. Nëse skuadra pejane shënon fitore, do të mbrojë titullin e kampionit, kurse nëse fiton skuadra prishtinase, atëherë do të zhvillohet përballja e pestë në kryeqytet të hënën mbrëma, ku do të përcaktojë se kush do të jetë kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave.

Dy ndeshjet e para i fituan vashat pejane, 58:76 dhe 64:60, ndërsa të tretën vashat prishtinase 87:68.

Pejanet janë të motivuara për të mbrojtur titullin, ndërsa prishtinaset të fitojnë edhe një trofe, pas Ligës Unike te femrat.

Në garat e rregullta, Prishtina kishte 20 fitore e asnjë humbje, ndërsa Penza 15 fitore e pesë humbje. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë basketboll cilësor dhe kështu pritet të jetë edhe sonte mbrëma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…