LDK-ja mban konventën e partisë më 29 dhe 30 prill

22 prill 2022 | 13:50

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur të premten mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast është marrë vendim që të thirret konventa programore. Kjo konventë do të mbahet më 29 dhe 30 prill.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, ka thënë se vendimi për këtë konventë  është marrë për të diskutuar “tema të rëndësishme”.

“Është marrë vendim të thirret konventa programore 29 – 30 prill ku do të ftohen të gjithë anëtarët e LDK-së, kryetarët, asamblistët, kryetarët e degëve, forumet rinore e forumi gruas në një punim dyditorë. Do të kemi panele diskutuese në tema të rëndësishme të Kosovës në 29 prill”, është shprehur Abdixhiku, duke shtuar se pas kësaj konvente do t’i nisin konsultimet me të gjitha grupet e interesit.

“Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme me qytetarët me grupet e interesit, me mësues, mjekë për të marrë brengat e mendimet e tyre për çështje jetike për ta. Kemi formuar 28 grupe tematike për çdo temë me rëndësi”, është shprehur Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në Pejë do të zhvillohet ndeshja e katërt finale…