![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/futsall-2.jpg)
Më 4 maj finalja e Kupës në futsall
22 prill 2022
| 16:19
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall do të zhvillohet më 4 maj. Përballë njëra-tjetrës në luftë për këtë trofe do të jenë FC Prishtina dhe FC Liqeni.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:15 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.
Prishtina fitoi në të dyja ndeshjet ndaj Pejës, 2:1 dhe 3:1, derisa Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2.
Finalja e Kupës së Kosovës në futsall do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.