Thaçi: Ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht

22 prill 2022 | 16:28

Analisti politik, Jusuf  Thaçi, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duhet të shkarkohet nga kjo pozitë derisa të qartësohet situata e krijuar pas raportimit të mediave sllovene se ai është përfshirë në një skandal financiar.

“Derisa situata me skandalin në Slloveni të qartësohet dhe të vendoset nga organet kompetente gjyqësore mund të marrë kohë. Prandaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Televizioni slloven “Planet TV” ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, para të gatshme, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave e ka kryer Berishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat sllovene mbrëmë kanë raportuar për një skandal të madh…