Rooney refuzon Unitedin
22 prill 2022
| 16:47
Wayne Rooney raportohet se e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë pjesë e stafit të trajnerëve te Manchester United.
Klubi anglez njoftoi të enjten se Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri, me holandezin që do ta fillojë punën që nga sezoni i ardhshëm.
52-vjeçari thuhet se dëshiron ta ketë pjesë të stafit dikë që e njeh mirë klubin. Emri i lakuar ishte ai i ish-sulmuesit të “Djajëve të Kuq”, Wayne Rooney.
Por, sipas “The Athletic”, klubi anglez ka marrë një përgjigje negative nga 36-vjeçari. Rooney momentalisht është trajner te Derby County. Dhe, ai thuhet se do të largohej nga atje vetëm për të drejtuar një skuadër si trajner.