Haradinaj nëntë pyetje për Kurtin: Fol kryeministër!

22 prill 2022 | 22:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka bërë nëntë pyetje kryeministrit Albin Kurti, të cilat kanë të bëjnë me krizën energjetike në vend.

Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka pyetur kryeministrin Kurti se pse po dështon me ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend; pse ka refuzuar gazin amerikan dhe pse po refuzon formimin e Komisionit hetimor për blerjen e energjisë?

Postimi i plotë i tij:

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?
Pse ka dështuar Kosova C?
Pse ka dështuar Kosova e Re?
Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
Pse është refuzuar gazi amerikan?
Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?
Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjeneral i lartë rus tha se Moska synon të…