18 raste të reja me Covid në Kosovë

23 prill 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Në total numri i rasteve aktive është 433.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora…