Ulpiana ndali Ballkanin, fitojnë Drita dhe Llapi

23 prill 2022 | 20:00

Skuadra lidere e renditjes, Ballkani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë si mysafire e skuadrës së parafundit në renditje, Ulpianës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligë është mbyllur baras 1:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Egzon Qerimit, në minutën e 20-të nga gjuajtja e lirë, falë edhe një devijimi të topit nga mbrojtja e portokallezinjve.

Ballkani pati mundësi për të barazuar shifrat në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë, por gjuatjen e Ermal Krasniqit nga penalltia e priti portieri Drilon Ajeti. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë skuadra lidere i barazoi shifrat, me golin e Meriton Korenicës. Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme fitoreve iu gëzuan Drita dhe Llapi.

Drita para tifozëve të vet e mundi Malishevën, me shifrat 3:1. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 48-të me golin e Hasan Hysenit, derisa skuadra e Ardian Nuhiut arriti më pas të përmbysë rezultatin me golat e Almir Ajzerajt (61’), Hamdi Namanit (76’) dhe Ardit Tahirit (90’+).

Në anën tjetër, Llapi shënoi fitore si mysafir ndaj skuadrës së fundit në renditje, Feronikelit, me rezultat 2:0, me golat e Edon Sadriut (5’) dhe Festim Alidemës (18’).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U17 i ka humbur shpresat për kualifikim…