Tërmeti ‘bashkon’ Donaldin me Borën/ Mesazhi i aktorit: Të pres në autostradë sonte!

24 prill 2022 | 10:57

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë që tronditi Ballkanin mbrëmjen e djeshme nuk kaloi pa u komentuar dhe nga VIP-at në vend.

Një ndër ta ishte dhe Donald Vishaj, i cili postoi në rrjetet e tij sociale rreth ngjarjes, por që fansat i kanë përkthyer si mesazhe për ish të dashurën e tij, Bora Zemani.

Veshaj bëri një batutë duke shkruar “Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?” Pas këtij shkrimi postoi dhe një video në ‘Tik Tok’ ku ka vendosur në sfond një pjesë të këngës së njohur JP Saxe- ‘If the world was ending.’

E teksa Donaldi improvizon duke bërë mimika të një fytyre të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!”.

Sipas fansave, aktori mund t’ia ketë bërë këtë thirrje ish-partneres së tij, pasi në sektorin e komenteve të gjithë taguan moderatorin duke i thënë  të shkojë tek ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona janë vrarë nga bombat ruse në Odesa, ka…