Ministri i Shëndetësisë planin strategjik për sektorin e shëndetësisë e shpalos në Norvegji

25 prill 2022 | 12:57

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u prit sot në Ministrinë e Shëndetit dhe Kujdesit të Mbretërisë së Norvegjisë nga homologia e tij, Ingvild Kjerkol.

Ministri Latifi fillimisht falënderoj Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez për Kosovën, dhe në veçanti për përkrahjen e ofruar për përballimin e pandemisë Covid-19.

“Më tej, ministri Latifi, shpalosi para homologes së tij norvegjeze planin strategjik të transformimit të shëndetësisë kosovare, me theks të veçantë krijimin e qendrave të ekselencës, digjitalizimin e sistemit shëndetësor, sistemin e edukimit dhe trajnimit të personelit shëndetësor”, ka njoftuar kjo ministri.

Ministrja Kjerkol, nga ana e saj, pasi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, shfaqi interes në veçanti për projektin e sistemit dhe qendrës së emergjencës e traumës, Kujdesin Primar Shëndetësor si dhe edukimin e vazhduar professional të personelit shëndetësor.

Ministri Latifi e ftoi ministren Kjerkol që ta vizitojë Republikën e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetesisë në një të ardhme të afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Liri e biznesmenit liberal, Robert Golob, ka shënuar…