Pas Kosovës, Donfriedi dhe Escobari shkojnë në Serbi – takohen me Vuçiqin

25 prill 2022 | 13:31

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, bashkë me zëvendësndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të zhvillojnë nesër (e martë) vizitë edhe në Serbi.

Sipas një njoftimi të presidencës serbe ata do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga ora 15:00.

Donfriedi dhe Escobari do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor, vizita e tyre do të fillojë nga Kosova që takimet me liderët shtetëror do të jenë sot.

Më pas, ata do të vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerimin, Oliver Varhelyi, do…