OSBE-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të katër zyrtarëve të arrestuar në Ukrainën lindore

25 prill 2022 | 13:36

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër anëtarëve të Misionit të saj Special të Monitorimit (SMM) në Ukrainë, të cilët janë ndaluar në zonat Donetsk dhe Luhansk.

“Arrestimi i anëtarëve të misionit kombëtar – SMM në Donetsk dhe Luhansk është i papranueshëm dhe ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre”, ka thënë në një deklaratë të dielën vonë, kryetari i OSBE-së, Zbigniew Rau.

OSBE-ja ka njoftuar se disa nga anëtarët e stafit të saj janë ndaluar të shtunën, por nuk ka konfirmuar publikisht se kush është përgjegjës për ndalimin e tyre, megjithatë zonat e Donetskut dhe Luhanskut kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Të hënën, një zëdhënës i OSBE-së i ka thënë “CNN”-së se “ende po punonin për të siguruar lirimin e stafit të misionit të tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane…