Pochettino për fërshëllimat ndaj Messit: Të pabesueshme

25 prill 2022 | 14:08

Trajneri i Paris Saint Germain (PSG) Mauricio Pochettino, ka reaguar në lidhje me fërshëllimat e tifozëve ndaj Leo Messit.

Në mesin e shumë futbollistëve të fërshëllyer të ekipi të PSG-së nga tifozët ka qenë edhe Leo Messi.

Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri duke thënë se është e pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur.

“Është e pabesueshme. Këto janë gjëra të vështira për t’u pranuar. Aq më tepër duke parë madhështinë e Messit, atë që ai ka dhënë dhe vazhdon ende t’i japë futbollit”, ka thënë Pochetino për “ESPN”.

Në 30 paraqitje këtë sezon me PSG-në ylli argjentinas ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 13 asistime.

Fërshëllimat e mbështetësve të Parisit po vijnë si pasojë e eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 23 prill në sallën e madhe të qendrës për…