Certifikohet kontigjenti i ri vozitësve të automjeteve ushtarake

25 prill 2022 | 21:11

Një kontigjent i ri i vozitësve të automjeteve ushtarake në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë certifikuar të hënën.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook duke njoftuar se kursantët kishin përfunduar me sukses pjesën teorike e praktike.

“Kursantët përfunduan me sukses pjesën teorike dhe praktike për aftësimin taktik bashkë me stërvitjet fizike dhe rregullat ushtarake gjatë ngasjes së automjeteve”, shkroi Mehaj.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, ka përfunduar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë…