Donfried e Escobar mbledhin në një darkë liderët e opozitës

25 prill 2022 | 21:58

Zyrtarët e lartë amerikanë, ndihmëssekretarja e Shtetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me të dërguarin special të ShBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbledhur në një darkë liderët e opozitës kosovare.

Mësohet se në këtë takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi mes tyre po zhvillohet tek rezidenca e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ky zhvillim vie, pas takimeve që delegacioni amerikan, pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte i pastrehë dhe konsumonte alkool: Jeta si në filma…