Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti udhëtojnë për në ShBA

25 prill 2022 | 22:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy do të udhëtojnë drejt Amerikës, me ftesë të familjes Albright.

Kurti dhe Osmani do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në SHBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e lartë amerikanë, ndihmëssekretarja e Shtetit për Europë dhe…