Ukraina premton mbështetje për Moldavinë

26 prill 2022 | 23:21

Një seri shpërthimesh gjatë dy ditëve të fundit  kanë ndodhur në Transnistria, pjesë e territorit të kontrolluar nga Rusia në Moldavi në kufi me Ukrainën.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka premtuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Moldavisë dhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë trazira dhe të destabilizojë zonën.

Ministria sugjeroi se Rusia po përpiqej të tërhiqte zonën në luftën e saj kundër Ukrainës.

Duke shkruar në Twitter, Mykhaylo Podolyak,  këshilltar presidencial i Ukrainës, tha: “Ukraina do të sigurojë patjetër sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip”.

Ushtria ruse ka luftuar së bashku me separatistët në Transnistria që nga fillimi i viteve 1990.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Viktor Jushchenko “The Guardian” Maksym Kurochkin është dramaturg. Prej…